Ndërlidhjet

Qeveria arrinë marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade


Hade
Hade

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur një marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit, për çështjen e shpronësimit të pronave më thëngjill që janë të domosdoshme për furnizim të Kosovës me energji elektrike përmes Korporatës Energjetike e Kosovës.

Në një komunikatë për media të Zyrës se Kryeministrit thuhet se “është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve rreth punësimit".

Ndryshe, në zonën e fshatit Shipitullë dhe Hade, parashihet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Por, banorët e këtyre fshatrave, kishin kundërshtuar duke shprehur pakënaqësi me procesin e shpronësimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG