Ndërlidhjet

Bëhet renditja e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetar komune apo për këshilltar në kuvendet komunale).

Nga Partitë kryesore politike, Lëvizja Vetëvendosje është renditur me numrin 10, Partia Demokratike e Kosovës me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës 47, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 50, Nisma për Kosovën 31, Aleanca Kosova e Re 34 dhe Lista Serbe numrin 29.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG