Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një lider fetar dhe katër policë


Pjesëtarë të policisë së Afganistanit
Pjesëtarë të policisë së Afganistanit

Zyrtarët afganë thonë se persona të panjohur e të armatosur i kanë vrarë dy vetë, përfshirë edhe shefin e këshillit fetar, Mullah Gul Mohammad Hanifyar, në provincën lindore, Kapisa.

Ai ishte vrarë sot derisa po zbriste nga vetura afër shtëpisë së tij, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Hanifyar vdiq nga plagët e pësuara në rrugë për në spital.

Personi tjetër i vrarë ishte një pjesëtar i sigurisë së zotit Hanifyar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por zyrtarët lokalë thanë se së paku tetë të dyshuar janë arrestuar për vrasjet e sotme.

Për këtë rast po zhvillohen hetime.

Në provincën perëndimore Farah në Afganistan, katër policë janë vrarë nga militantët, tha Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit provincial.

Sulmi nodhi mbrëmë derisa oficerët udhëtonin nga rajoni i trazuar, Bala Buluk, për në qytetin Farah.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por theksohet se militantët talibanë, që janë aktivë në Bala Buluk, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme kundër forcave të sigurisë afgane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG