Ndërlidhjet

Gjermania e refuzon kërkesën e Polonisë për pagesën e dëmeve të luftës


Pamje e Berlinit
Pamje e Berlinit

Qeveria e Gjermanisë e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se kjo çështje ishte zgjidhur në vitin 1953.

Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha mbrëmë se “Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejme të luftës”.

“Rrjedhimisht, kjo është është zgjidhur juridikisht dhe politikisht”, tha Seibert.

Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për “krime të papërshkruara” të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë “reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës”.

Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhqiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë.

Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhërat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme.

“Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë”, tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG