Ndërlidhjet

Simiq: Lista Serbe konsultohet me Vuçiqin rreth hyrjes në Qeverinë e Kosovës


Igor Simiq
Igor Simiq

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të udhëtojnë për në Beograd për konsultime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth pjesëmarrjes dhe mënyrës së përfaqësimit në Qeverinë e re të Kosovës.

Me votimin e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, Lista Serbe përfaqësuesit të saj, Igor Simiq e ka përmbyllur një pjesë të marrëveshjes. Kurse për Qeverinë e re të Kosovës dhe pjesëmarrjen në të, ai tha se Lista Serbe do të flasë fillimisht me Vuçiqin.

“Për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të konsultohemi me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin për Kosovën, Marko Gjuriq. Pas konsultimeve do të marrim vendimin rreth hyrjes eventuale të Listës Serbe në Qeveri”, ka thënë Simiq.

Këto komente, ai i bëri pas seancës konstituive të Kuvendit.

“Para së gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës në këto hapësira”, ka deklaruar ai.

Paraprakisht, Kadri Veseli në cilësinë e kryetarit të koalicionit PDK, AAK, Nisma dhe AKR ka dominuar Ramush Haradinajn për kryeministër dhe ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG