Ndërlidhjet

Liderët e Rusisë dhe Kinës takohen me zyrtarët e vendeve në zhvillim


Pjesëmarrësit e samitit BRICS në Kinë
Pjesëmarrësit e samitit BRICS në Kinë

Liderët nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera kryesore të në zhvillim, do të takohen sot me homologët e tyre nga pesë vende më të vogla, Egjipti, Guinea, Meksika, Taxhikistani dhe Tajlanda, në përpjekje për ta zgjeruar të ashtuquajturin grupi BRICS.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, BRICS-i si tërësi mbulon tashmë rreth 40 përqind të popullatës botërore dhe realizon 22.5 % të prodhimit ekonomik botëror.

Ky grup e ka pozicionuar vetveten si kundërpeshë e rendit botëror të dominuar nga perëndimi.

Përpjekjet për ta shndërruar këtë grup në bllok koheziv kanë qenë të vështira, ngase secili vend tradicionalisht ka pasur qasje të ndryshme në politikën e jashtme dhe në zhvillimet ekonomike.

Sot në ditën e fundit të këtij samiti, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takojë presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG