Ndërlidhjet

Mattis sheh hapësirë për diplomaci me Korenë e Veriut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se SHBA “nuk është kurrë pa zgjidhje diplomatike” në rastin e Koresë së Veriut.

Ai i bëri këto komente në një takim me homologun jugkorean, Song Young-moo, në Pentagon.

Komentet vijnë pasi presidenti amerikan, Donlad Trump, ka shkruar në Twitter se “bisedimet nuk janë përgjigje” për ambiciet ushtarake të Phenjanit.

Rusia po ashtu ka paralajmëruar SHBA-në kundër ndërmarrjes së veprimeve ushtarake, duke thënë se ato do të kishin “pasoja të paparashikueshme”.

Koreja e Veriut ka shkaktuar alarm të martën, duke lëshuar një raketë mbi Japoni.

Raketa ka kaluar mbi ishullin Hokaido përpara se të binte në det.

Koreja e Veriut ka thënë se ky ka qenë “hapi i parë” i operacioneve më të gjera ushtarake në Paqësor dhe ka përsëritur kërcënimet për ishullin amerikan Guam.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG