Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” lidhur me përgjigjen eventuale amerikane ndaj lansimit të një rakete nga ana e Phenianit.
Në deklaratën e tij të sotme, zoti Trump tha se Koreja Veriore ka “sinjalizuar mospërfillje për fqinjët e vet, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për standardet minimale të sjelljes ndërkombëtarisht të pranuar”.
Raketa e lansuar verikoreane ka fluturuar bi ishullin Hokaido, para se të përplasesj në det.
Tokio tha se ky aksion ishte kërcënim i “paprecedent” për Japoninë.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se ka biseduar me presidentin Trump dhe janë pajtuar për rritje të presionit ndaj Koresë Veriore.
Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara i ka mbrojtur aksionet e Phenianit dhe tha se ato janë përgjigje ndaj ushtrimeve ushtarake që zhvillohen ndërmjeet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet në rajon.
Kina ka tërhequr vërrejtjen se tensionet në Gadishullin Korean kanë arritur “pikën më të lartë”, por theksoi se Uashingtoni dhe Seuli, duhet të fajësohen pjesërisht për ushtrimet ushtarake të përsëritra, me të cilat bëhet presion kundër verikoreanëve.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Koreja Veriore “duhet t’i respektoj” rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që aktualisht ka imponuar sanksione të reja të ashpra kundër Phenianit, për testet e raketave balistike, sot më vonë gjatë ditës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme.