Ndërlidhjet

Kosovë: Po verifikohet gjendja lidhur me serbin e arrestuar


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, tha se po verifikohet gjendja lidhur me një qytetar serb, i arrestuar nën dyshimet se ka kryer krime të luftës.

“Po është e vërtetë që është arrestuar një person, i cili dyshohet për krime të luftës, mirëpo Gjykata Themelore në Prizren është në pritje të verifikimit të të dhënave, ndaj personit në fjalë, nga ana e policisë së Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësja Kicaj për Radion Evropa e Lirë.

Mediat serbe kanë raportuar se personi i arrestuar është Bogdan Mitroviq, 74 vjeç, dhe se ai ishte arrestuar dje, deri sa ishte në grupin e serbëve, që i vizitonin shtëpitë e tyre në Mushtisht të komunës së Suharekës.

Gjykata speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Mitroviqit më 18 korrik, për vepër penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG