Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar për ta shtuar presionin kundër Koresë Veriore, pasi Pheniani sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike mbi Japoninë, ka njoftuar Zyra e zotit Abe.
“Akti i tyre i tmerrshëm i shkrepjes së raketës mbi vendin tonë, është kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rrezikshëm dhe e dëmton shumë paqen dhe sigurinë rajonale”, tha kryeministri Abe në Tokio, me ç’rast ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky këshill aktualisht ka imponuar sanksione të ashpra kundër Pehnianit për testet e raketave balistike.
Zyrtarët e Japonisë thanë se raketa është shkatërruar mbi ujërat japoneze në ishullin verior, Hokkaido, pa shkaktuar dëme.
Pentagoni tha se raketa nuk ishte kërcënim për Amerikën Veriore.