Ndërlidhjet

Artikulli i rrejshëm për planin e “shkatërrimit të Rusisë” - interesant për TV-në shtetërore ruse


Një artikull i rrejshëm që i atribuohej pretendimeve shpërthyese të ish-shefit të inteligjencës britanike, është demaskuar me të shpejtë këtë muaj, pasi ishte publikuar në faqen e cila dukej pothuajse identike me atë të së përditshmes londineze, The Guardian.

Por, kjo kjo nuk e ndali njërin prej personaliteteve më të njohura televizive në Rusi, që ta citoj artikullin e rrejshëm, i cili përmbante dhe citime të fabrikuara, shpeshherë në një anglishte të rëndë, që i atribuoheshin ish-shefit të agjencisë së inteligjencës, MI6, John Scarlett, lidhur me një plan të dyshuar sekret për “shkatërrimin e Rusisë”.

Vladimir Solovyov, moderator i njërit prej emisioneve më të popullarizuara politike javore në Rusi, e ka hapur diskutimin duke i cituar pretendimet në këtë artikull mashtrues, gjatë programit të transmetuar më 20 gusht.

Ky emision u transmetua së paku pesë ditë pasi një zëdhënës i së përditshmes londineze, ka konfirmuar se ishte “tregim i rrejshëm...në faqe të rrejshme që pretendonte se ishte e gazetës The Guardian” dhe dy ditë pasi në një raport, kjo gazetë i ka cituar ekspertët, të cilët thanë se konsideronin se “mbështetësit e Kremlinit” duhej të fajësoheshin.

Një intervistë ishte publikuar – disa thonë se ishte e vërtetë, disa se nuk ishte e vërtetë – që thotë se ish-spiuni anglez thotë se planet e tyre pas luftës së vitit 2008 në Gjeorgji, ishin të këtillë: okupimi i Kaukazit, shfrytëzimi i Kaukazit për shkatërrimin e Rusisë dhe të përdorej islami radikal si armë”, tha moderatori Solovyov.

Kjo ishte një ofertë e këtij moderatori në telvizivion dhe radio, të cilit i ishte mundësuar që të zhvillonte intervista me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të sugjeruar se ishte një debat lidhur me vërtetësinë e citateve, të cilat i atribuoheshin ish-shefit të inteligjencës, John Scarlet.

Artikulli i rrejshëm është publikuar më 12 gusht në faqen e cila e imitonte në mënyrë të besueshme atë të gazetës The Guardian, por ishte përdorë URL, që ishte e gabueshme, pasi e shfrytëzonte një shkronjë turke.

Citimet e fabrikuara që i atribuoheshin zotit Scarlet tregonin për një konspiracion të dyshuar britaniko – amerikan, për ta përdorë ngritjen e ish-presidentit properëndimor të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, në vitin 2003 dhe “konfliktin fiktiv ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë” në kuadër të strategjisë për “dezintegrimin” e sërishëm të Rusisë.

Disa ditë pas publikimit të artikullim me titullin “Ish-shefi i MI6 pranon humbjen nga Putini në planin strategjik të ndarjes së Rusisë”, mashtrimi ishte zbuluar nga The Guardian.

Pas kësaj, fjalët për mashtrim u paraqitën në gjuhën ruse në faqen në internet të transmetuesit kombëtar, Ren-TV, që është lojal ndaj Kremlinit, më 15 gusht, vetëm disa orë pasi e kishte publikuar raportin që sugjeronte se aktualisht Scarlett i kishte dhënë intervistë Guardianit.

E vetmja mbrojtje direkte e artikullit të rrejshëm publikisht e ofruar nga ndonjë palë e përfshirë, u bë nga një individ, i cili ka pretenduar se e kishte përkthyer gënjeshtrën në gjuhën ruse.

Dukej sikur Guardiani i kishte dy faqe në internet, njërin real dhe tjetrin të rrejshëm, dhe ata e bënë këtë vetë”, e ka cituar agjencia BuzzFeed një individ.

Hetimi i kësaj agjencie ka gjetur se artikulli i rrejshëm ishte i ndërlidhur me artikujt e tjerë mashtrues, që po ashtu ishin përkthyer në rusishte, që ishin bërë të dukeshin se ata ishin publikuar nga mediat e njohura të jashtme.

Moderatori Solovyov me të shpejtë ishte bërë subjekt i pyetjeve për besueshmërinë e tij, pas programit më 20 gusht, përfshirë një artikull në të përditshmen e popullarizuar ruse, Moskovsky Komsomolets, me titull: Solovyov e kaloi intervistën e rrejshme, si plan real për shkatërrimin e Rusisë.

Solovyov, nga ana e tij, në rrjetin Twitter është mbrojtur nga kritikat e ashpra për citime të artikullit të rrejshëm.

Këto ditë është i vështirë verifikimi praktik i çfarëdo fakti”, ka shkruar ai në Twitter më 21 gusht dhe ka shtuar se “në referencë, unë pata shprehur dyshim, duke u dhënë shikuesve rast që të verifikojnë vet dhe të vendosin”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG