Ndërlidhjet

Mogherini takon këtë javë Thaçin dhe Vuçiqin


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të takojë këtë javë presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

“Këtë javë do të takoj sërish presidentin Vuçiq dhe presidentin Thaçi për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini duke iu adresuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Takimi pritet të mbahet më 31 gusht.

Mogherini po ashtu tha se në Ballkan, këtë vit, ka pasur rritje tensionesh “në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme”, porse, shtoi ajo, "në fund të ditës, partnerët tanë në Ballkan kanë arritur të rikonfirmojnë përkushtimin dhe kapacitetin e tyre për të avancuar në rrugën drejt BE-së”.

“Ne i kemi ndihmuar, por ata e kanë bërë”, tha Mogherini.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG