Ndërlidhjet

Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së për dialogun e brendshëm për Kosovën


Beograd, 24 gusht 2017.
Beograd, 24 gusht 2017.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili është edhe raportues për Serbinë i këtij institucioni.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi McAllisterin "për planet për realizimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat e formalizimit të këtij procesi".

Dy zyrtarët biseduan edhe për marrëdhëniet në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Vuçiq, pas betimit në postin e presidentit në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që Serbia vazhdon përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG