Ndërlidhjet

Maqedoni: Nuk ka njohuri për shkaqet e tërheqjes së personelit të Serbisë


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Ministria e jashtme e Maqedonisë ende nuk ka njoftim zyrtar nga Beogradi për shkaqet e tërheqjes së diplomatëve dhe të të punësuarve në Ambasadën eSerbisë në Shkup, ka raportuar sot agjencia e lajmeve në Maqedoni, MIA.

Pritet që Ministria e jashtme e Serbisë gjatë ditës të paraqes shpjegim zyrtar për këtë çështje.

Në Ministrinë e jashtme të Maqedonisë thonë se, në harmoni me parimet e Konventës së Vjenës, institucionet përkatëse i marrin masat e mbrojtjes dhe të sigurisë së Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Ambasada e Serbisë e ka njoftuar Ministrinë e jashtme të Maqedonisë se personeli do të tërhiqet për konsultime në Beograd, dhe ka kërkuar që autoritetet e Maqedonisë t’i shtojnë masat e sigurisë në ambasadë.

Ministria e brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se ka marrë kërkesë për shtimin e masave të sigurisë dhe kjo është bërë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG