Ndërlidhjet

Presidenti Trump e paraqet strategjinë për angazhim në Afganistan


Presidenti Trump gjatë një konference për shtyp në Nju Jork
Presidenti Trump gjatë një konference për shtyp në Nju Jork

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot më vonë gjatë ditës pritet ta shpjegoj “rrugën përpara për angazhimin e Amerikës në Afganistan dhe Azinë Jugore”, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Në këtë njoftim, mëtutje theksohet se zoti Trump fjalimin e tij, do ta mbajë në bazën ushtarake, Fort Myer, afër Uashingtonit dhe ai do të transmetohet në rrjetet televizive.

Para tri ditësh presidenti Trump është takuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në pushimoren Kemp Dejvid, për të diskutuar për konfliktin në Afganistan, ku forcat e Shteteve të Bashkuara janë angazhuar për afro 16 vite.

Pas këtij takimi, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se Trump ishte informuar për një “strategji të re”, por vendime nuk ka pasur.

Më se 2,500 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit janë vrarë në pesë muajt e parë të këtij viti.

Aktualisht, në këtë vend gjenden afro 8,400 ushtarë amerikanë dhe afro 5 mijë trupa nga vendet e tjera të NATO-s dhe shtetet partnere.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG