Ndërlidhjet

Arabia Saudite dhe Iraku hapin kufirin për tregti pas 27 vitesh


Trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman
Trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman

Arabia Saudite dhe Iraku janë duke planifikuar hapjen e kufirit Arar për tregti mes dy vendeve, për herë të parë nga viti 1990.

Kufinjtë ishte mbyllur atë kohë, pas pushtimit të Kuvajtit nga Saddam Hussein, ka raportuar një medium lokal i Arabisë Saudite.

“Ky është një fillim fantastik për bashkëpunim në të ardhmen, në mes të Irakut dhe Arabisë Saudite”, ka thënë guvenatori i provincës Anbar, Sohaib al-Rawi.

Vendet e gjirit Arab e kanë ftuar klerikun irakian, Moqtada al-Sadr, për një takim të rrallë, pasi kanë kaluar vite prej shkëputjes së kontakteve.

Zyra e Sadrit, kanë thënë se takimi i tij me trashëgimtarin e fronit, princin Mohammed bin Salman, ka rezultuar me një marrëveshje, ashtu që Arabia Saudite t’i jap donacion prej 10 milionë dollarësh qeverisë irakiane.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, e ka vizituar Bagdadin gjatë muajit shkurt, derisa kishin planifikuar që në muajin qershor do të krijonin një këshill koordinues për forcimin e lidhjeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG