Ndërlidhjet

Talibanët i nisin "letër të hapur" presidentit Trump


Trupat amerikane në Afganistan
Trupat amerikane në Afganistan

Grupi militant i talibanëve i ka nisur një letër të hapur, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i bërë thirrje që SHBA-ja të heq dorë nga Afganistani, në vend që të rrisë numrin e trupave, pas konfliktit 16 vjeçar.

“Përvojat e mëparshme kanë treguar se shtimi i trupave në Afganistan nuk do të ketë rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të mëtejmë të ushtrisë amerikane dhe ekonomisë së saj”, është thënë në letrën që u është dërguar gazetarëve në gjuhën angleze.

Në këtë letër, që mban autorësinë e zëdhënësit të talibanëve, Zabihullah Mujahid, po ashtu thuhet se tërheqja e trupave amerikane, “do t’i largonte trupat amerikane nga rruga e dëmshme”, dhe do të sjellte “fundin e një lufte të trashëguar”.

Mujahid ka thënë se Trump njeh ato që zëdhënësi i talibanëve i ka qujtuar të metat e paraardhësve të tij, duke kërkuar rishikimin e strategjisë amerikane në Afganistan.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Matiss, ka thënë se administrata e presidentit Trump, është shumë afër prezantimit të strategjisë ushtarake në këtë vend.

Aktualisht në Afganistan gjenden rreth 8,400 trupa amerikane, pasi shumica e trupave të NATO-s janë larguar në vitin 2014.

Sipas raportimeve të mediave, Mattis ka rekomanduar, shtimin e trupave edhe për 4,000 në Afganistan, mirëpo ende asgjë nuk është miratuar nga presidenti Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG