Ndërlidhjet

India shënon përvjetorin e 70-të të pavarësisë


Kryeministri indian, Narendra Modi, duke mbajtur fjalim për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë
Kryeministri indian, Narendra Modi, duke mbajtur fjalim për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë

Kryeministri indian, Narendra Modi, i ka bërë thirrje popullit të tij, që t’i ndihmojë për ndërtimin e një shteti të bashkuar, duke premtuar largimin e korrupsionit dhe krijimin e një qeverisje të mirë.

Gjatë fjalimit të tij, për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë nga qeverisja britanike, Modi ka premtuar transparencë, në mënyrë që t’i jap fund ryshfetit që me të cilin është përballur vendi me dekada.

Modi ka thënë po ashtu se India është mjaftueshëm e fortë për mbrojtjen e kufinjëve të saj kundër rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi, pasi rritjes së tensioneve tek fqinjtë e saj, në Kinë dhe Pakistan.

India akuzon Pakistanin për dërgimin e “terroristëve”, afër kufirit, për të luftuar me focat e sigurisë në Kashmir, rajon i administruar nga India.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG