Ndërlidhjet

Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare


Merdarë (Foto nga arkivi)
Merdarë (Foto nga arkivi)

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë,sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG