Ndërlidhjet

KE: Për vezët e helmuara Belgjika informoi pas një muaji


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian (KE) tha sot se autoriteteve të Belgjikës u është dashur afro një muaj për të informuar për zbulimin e vezëve të helmuara me nivel të ulët të një insekticidi, megjithqë shtetet anëtare për gjëra të tilla duhet të raportojnë “menjëherë”.

Miliona vezë janë tërhequr nga shitoret në Belgjikë, Holandë, dhe Gjermani. Britanisë, Francës, Suedisë dhe Zvicrës, u është tërhequr vërejtja se vezët e helmuara mund të gjenden edhe në territoret e tyre, raporton agjencia AP nga Brukseli.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se “nuk është dhënë informacion për këtë incident me helmim” deri më 20 korrik. Vezët e helmuara në Belgjikë janë gjetur më 20 qershor.

Ajo tha se shtetet e BE-së “kanë obigim ligjor” për ta informuar KE-në menjëherë, nëse ato kanë njoftime për kërcënim të shëndetit të njerëzve.

Por, ajo ka refuzuar të thotë diçka më tepër, duke pasur parasysh se po zhvillohet një hetim juridik në Belgjikë dhe Holandë, për të zbuluar se kush çka ka ditur dhe kur.

Autoritetet e sigurisë së ushqimit thonë se janë kontrolluar 86 ferma, ndërsa në 21 prej tyre janë gjetur gjurmë të elementit Fipronil, që nuk lejohet në prodhimet për shtazë, siç janë pulat, që janë pjesë e ushqimeve njerëzore.

Ministri i agrikulturës i Belgjikës, Denis Ducarme, ka shprehur përkushtim për ta ngriçuar këtë rast të helmimit, por tha se konsumatorët nuk janë të rrezikuar.

“Sot nuk ekziston rrezik për shëndetin publik”, tha Ducarme gjatë intervistës në transmetuesin shtetëror, RTBF.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG