Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë ditën e enjte, më 10 gusht, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Kuvendit, janë në rend dite, gjatë vazhdimit të seancës.
Pas pothuajse dy muajsh prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Kuvendi më 3 gusht e filloi seancën konstituive, por dështoi që ta përfundoj me sukses.
Në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN është shtyrë konstituimi i Kuvendit për 4 gusht, por as në këtë ditë deputetët e këtij koalicioni nuk morën pjesë në seancë.