Ndërlidhjet

Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut


Pamje nga një takim i mëparshëm Tillerson - Lavrov (djathtas)
Pamje nga një takim i mëparshëm Tillerson - Lavrov (djathtas)

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se beson se kolegu i tij amerikan ishte i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Rusinë për çështjet e ndërlikuara, megjithë tensionet e dyanshme dhe imponimin e sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës.

“Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut”, tha Lavrov dhe ka shtuar se “mendoj se nuk ka alternativë ndaj kësaj”.

Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve.

Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG