Ndërlidhjet

Kislyak i ka hedhur poshtë kontaktet jopërkatëse me këshilltarin e Trumpit


Ish-ambasadori rus në Uashington, Sergei Kislyak (djathtas), gjatë një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump, më 10 maj të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë
Ish-ambasadori rus në Uashington, Sergei Kislyak (djathtas), gjatë një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump, më 10 maj të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë

Ish-ambasaadori rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, ka thënë se diskutimet e tij me ish-këshilltarin për siguri kombtare të Shteteve të Bashkuara, Michael Flynn, ishin “krejtësisht në rregull dhe absolutisht transparente”.

Megjithatë, duke folur sot në Televizionin shtetëror të Rusisë, Kislyak ka theksuar se ai nuk do të ishte i gatshëm të dëshmoj për kontaktet e tij me Flynin para Kongresit të Shteteve të Bashkuara ose Jurisë së madhe amerikane.

Michael Flyn ishte detyruar të paraqes dorëheqje nga administrata e presidentit, Donald Trump, pasi u zbulua se ai kishte dështuar të tregoj për kontaktet e tij me ish-ambasadorin rus, Sergei Kislyak, në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar, e deri në inaugurimin e zotit Trump, më 20 janar të këtij viti.

Muajin e kaluar, zotit Kislyak i përfundoi shërbimi i tij në Uashington.

Departamenti amerikan i drejtësisë dhe komitetet e të dy dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara aktualisht po zhvillojnë hetime për kontaktet e mundshme ilegale ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të fushatës së zotit Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG