Ndërlidhjet

Maqedonia do ta ratifikojë Konventën e Stambollit për eliminimin e dhunës ndaj grave


Ilustrim
Ilustrim

Dhuna seksuale dhe dhuna në familje janë përpjekje më dominuese të dhunës në baza gjinore, por në Maqedoni shumë pak flitet për to dhe shumë pak raportohen rastet e tilla”, ka theksuar ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, e cila ka informuar për përgatitjet që po bëhen drejt ratifikimit dhe implementimit të Konventës së Stambollit.

Carovska tha se deri në fund të vitit në Maqedoni do të hapet dhe një qendër sociale, vendi i së cilës do të jetë sekret, për të trajtuar gratë të cilat kanë qenë viktima të dhunës familjare apo seksuale.

Maqedonia ka problem serioze me mbledhjen e të dhënave se cili është numri viktimave të dhunës seksuale dhe asaj në familje. Andaj, primare në këtë projekt është mbledhja e të dhënave në një sistem të vetëm, që do të thotë se çdo institucion i cili me informacion që ka për shfaqjen dhunës ndaj gjinisë femërore, duhet të reagojë duke bashkëvepruar me institucionet përkatëse, duke fillua nga ndihma shëndetësore, vendosja e viktimave në qendrat sociale për një kohë të caktuar, deri tek organet e sigurisë dhe gjykatat që duhet t’i përballin me drejtësinë ata që ushtrojnë dhunë”,tha Carovska.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se krahas qendrave që do t`i hap Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të shtëpive të shëndetit, është paraparë që të hapen tri qendra ku do tu ofrohet ndihmë mjekësore femrave ndaj të cilave është ushtruar dhunë.

Taravari tha se këto qendra do të bashkëveprojnë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria për Shëndetësi është e gatshme që këtë program ta zhvillojë në tri qendra të cilat do të hapen në Republikën e Maqedonisë edhe atë në Shkup, Kumanovë dhe në Tetovë, për t`u ofrua ndihmë mjekësore femrave viktima të dhunës”, tha Taravari.

Organizatat, që në fokus kanë të drejtat e grave, thonë se Maqedonia si shtet që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane është vonuar me ratifikimin dhe implementimin e Konventës së Stambollit për eliminimin e dhunës ndaj grave, megjithëse theksojnë se mungesa e pavarësisë ekonomike, i bën femrat të mos denoncojnë dhunën në familje sepse ato janë të detyruara të jetojnë në familjen e bashkëshortit sepse s`kanë ku shkojnë.

Krijimi i kushteve për të siguruar siguri financiare grave që kanë qenë viktimë e dhunës, u mundësohet që ato të vendosin për fatin e tyre në formë të pavarur, dhe jo si në të shumtën e rasteve kur gratë viktima të dhunës detyrohen të kthehen në shtëpitë e bashkëshortëve të cilët kanë ushtuar dhunë ose tek familjarët e tyre duke duruar dhunën e vazhdueshme që ushtrohet mbi to, qoftë ajo psikologjike fizike ose seksuale”,thotë për Radion Evropa e Lirë, Nora Kaliqi, drejtuese e organizatës joqeveritare “Ajo”

Ndërkaq, koordinuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shkup, Luiza Winton ka theksuar se dhuna ndaj grave duhet trajtuar me seriozitet, ngase siç tha, duke iu referuar të dhënave të organizatave ndërkombëtare, çdo e treta grua është viktimë e dhunës.

Vështirë gjenden të dhëna të sakta, por duket qartë se sipas statistikave nga vendet tjera, një në çdo tre grua në Maqedoni gjatë jetës së saj do të jetë viktimë e një forme të dhunës me baza gjinore. Në suaza botërore, kjo do të thotë se një në çdo gjashtë persona në planet do të jetë viktimë e një dhune të tillë”, theksoi Winton.

Ndryshe, përgatitja e ratifikimit dhe zbatimit të “Konventës së Stambollit”, mbështetet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, që ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 300 mijë dollarë amerikanë.

Në botë, Konventa e Stambollit është e njohur si instrumenti më i mirë ligjor, në luftën kundër dhunës në familje dhe në të gjitha format e tjera të dhunës me baza gjinore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG