Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka nënshkruar legjislacionin, i cili sanksionin Rusinë, Iranin dhe Korenë Veriore, mirëpo e ka quajtuar atë “ me të meta të konsiderueshme” dhe ka njoftuar se mund të mos i zbatojë të gjitha sanksionet.
Legjislacioni është miratuar nga Kongresi amerikan gjatë muajit të kaluar.
Përmes një deklarate që shoqëron nënshkrimin e tij, Trump ka thënë se legjislacioni “ ka të meta të konsiderueshme”, që do të pengonin aftësitë e administratës së tij për të negociuar me kundërshtarët e huaj.
“Adiminstrata ime do ketë konsideratë ndaj preferencave të shprehura nga Kongresi në këto dispozita dhe do t'i zbatojë ato në mënyrë që të përputhen me autoritetin kushtetues të presidentit sa i përket marrëdhënieve të jashtme", ka thënë ai përmes një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Ai ka thënë se pret nga Kongresi që me këtë ligj të mos pengojë punën e administratës së tij me aleatët evropianë për të zgjedhur konfliktin në Ukrainë, apo për çështje të tjera.
Në një deklaratë të dytë të publikuar po ashtu nga Shtëpia e Bardhë, Trump ka treguar arsye shtesë se pse e ka nënshkruar projekligjin, duke thënë se e ka bërë “ për hir të unitetit kombëtar”.
“Kjo prezanton dëshirën e popullit amerikan për të parë Rusinë drejt marrjes së hapave për të rregulluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ne shpresojmë qe do të ketë bashkëpunim në mes të dy vendeve në çështje globale, në mënyrë që sanksionet të mos jenë më të nevojshme”, ka thënë ai.
“Unë e kam ndërtuar një kompani që vlen shumë miliarda dollarë. Kjo është njëra prej arsyeve pse jam zgjedhur. Si president, unë mund të bëjë marrëveshje më të mira me shtetet e jashtme se sa Kongresi”, ka thënë Trump.
Projektligji i nënshkruar nga presidenti Trump i vazhdon sanksionet ndaj Rusisë, të vëna nga presidenti i mëparshëm Barack Obama për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, për aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjen e separatistëve kundër qeverisë në lindje të Ukrainës.