Deliu: PDK kërkon “frymë të mirëkuptimit” për vazhdim të seancës
Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se deputetët e kësaj partie janë të gatshëm të kthehen në seancën konstituive vetëm “pasi që të arrihet një frymë e mirëkuptimit, përmes konsultimeve partiake paraprake”.
Siç ka thënë ajo, PDK bën thirrje për t’iu kthyer sa më shpejtë frymës institucionale dhe ligjore, për të ndërtuar institucionet demokratike.
Ndërpritet seanca
Në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN në seancë, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka kërkuar një takim me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në orën 12:00 dhe më pas të caktohet ora për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tashmë ka nisur. Mbledhja po kryesohet nga Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, si deputeti më i vjetër në moshë.
Ne sallë nuk janë të pranishëm deputetët e koalicionit PAN, përveç Milaim Zekës, deputet nga Nisma për Kosovën.
Facebook Forum