Ndërlidhjet

Qeveria miraton propozimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL


INTERPOL
INTERPOL

Qeveria në largim e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se “ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të INTERPOL-it se do të përkrahin Kosovën”.

Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG