Ndërlidhjet

BIK reagon ndaj kërcënimeve me vdekje kundër krerëve shtetërorë dhe atyre fetarë


Kampusi i Universitetit të Prishtinës - Mbishkrime kërcënuese
Kampusi i Universitetit të Prishtinës - Mbishkrime kërcënuese

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar lidhur me grafitet e shkruara në muret e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, përmes së cilave kërcënohen me vdekje udhëheqësit e shtetit, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës.

Bashkësia Islame e Kosovës në një komunikatë për media ka dënuar veprimet e tilla, duke thënë se kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve, është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale.

"Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar, nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsiderojmë të izoluar dhe ftojmë qytetarët, e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurim", thuhet pos tjerash në komunikatën e BIK-it.

Këto grafite janë shkruar nga persona të panjohur pas paralajmërimeve për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës.

Në disa nga grafitet bëhet thirrje për vdekjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të BIK-ut Naim Tërrnava, kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë që BIK, rikujton se feja dhe objektet fetare në Kosovës "gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës".

Bashkësia Islame, ka ftuar autoritete kompetente që te hetojnë rastin dhe autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG