Ndërlidhjet

Amnesty International dënon kufizimet e reja të Rusisë për internet


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, e ka dënuar ligjin e ri në Rusi, i cili ndalon përdorimin e shërbimeve proxy, duke përfshirë edhe rrjetet private viruale (VPN).

Sipas kësaj organizate një vendim i tillë është “ goditje e madhe për lirine në internet”, në këtë vend.

Këto kritika për ligjin e ri erdhën një ditë pasi ligji u publikua edhe zyrtarisht nga qeveria dhe u nënshkrua nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ligji është kritikuar edhe nga azilanti më i famshëm në Rusi, Edward Snowden, i cili publikoi të dhëna të klasifikuara të SHBA-së, para se ikte në Rusi.

Rusët i frekuentojnë shpesh faqet e tilla për të fituar qasje në përmbajtjet e bllokuara.

Ligjëvënësit kanë thënë se ky ligj ka qenë i nevojshëm për parandalimin e shpërndarjes së ideve dhe materialeve ekstremiste.

Gjatë viteve të fundit, autoritetet ruse kanë përshkallëzuar përpjekjet për të ndjekur penalisht përdoruesit e internetit rreth përmbajtjeve që janë konsideruar ekstremiste.

Ky ligj pritet të fuqizohet më 1 nëntor, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të cilat mbahen në mars të 2018-tës.

Vladimir Putin pritet të fitojë një tjetër mandat gjashtëvjeçar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG