Ndërlidhjet

Novaya Gazeta: Çeçenët e zhdukur, mund të jenë të ekzekutuar


Ilustrim
Ilustrim

Gazeta ruse, Novaya Gazeta, ka publikuar disa informacione shtesë për 24 persona që supozohet të jenë ekzekutuar pa ndonjë gjykim, pasi ishin arrestuar pas përleshjeve me policinë në rajonin e Çeçenisë, gjatë vitit të kaluar.

Në këtë raport ka detaje, duke përfshirë edhe fotografi të 24 personave, duke u bazuar në materiale të siguruara nga strukturat policore në rajonin e Kaukazit Verior, i cili udhëheqet për një dekadë nga Ramzan Kadyrov, që ka mbështetjen e Kremlinit.

Në raport përfshihen të dhëna për një 18 vjeçare e cila ishte arrestuar në dhjetor dhe është raportuar të ketë vdekur në rrethana të paqarta.

Në këtë listë përfshihen 67 persona për të cilët gazeta raporton se janë zhdukur.

Novaya Gazeta raporton se telefonat mobilë të disa prej personave që supozohet të jenë ekzekutuar, janë dërguar në Siri nga zyrtarët çeçenë, në mënyrë që të ketë të dhëna se ata janë gjallë dhe u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Në këtë raport supuzohet se të afërmit e çeçenëve të zhdukur janë detyruar të nënshkruajnë me forcë dokumente, sipas të cilave individët janë larguar nga Çeçenia, duke hequr mundësinë për të paraqitur kërkesa tek autoritetet e këtij vendi.

Kjo gazetë më parë ka raportuar edhe për një kampanjë të dhunshme e cila kishte cak homoseksualët në këtë rajon.

Kadyrov dhe zyrtarë tjerë të lartë në Çeçeni i kanë konsideruar këto raportime si “gënjeshtra”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG