Ndërlidhjet

Viktima të reja nga konflikti në lindje të Ukrainës


Pamje të mëparshme nga Kievi
Pamje të mëparshme nga Kievi

Ukraina ka thënë se një prej ushtarëve të saj është vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët prorusë, në lindje të këtij vendi.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, përmes një deklarate ka thënë se predhat e kanë lënë një person të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur. Një tjetër ushtar ukrainas është lënduar gjatë sulmit.

Armiqësia në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë, vazhdon në lindje të Ukrainës pavarësisht një marrëveshje për armëpushim të vitit 2015, e cila kishte për qëllim zgjidhjen e konfliktit, nga i cili kanë vdekur më shumë së 10,000, nga viti 2014.

Kievi, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e akuzojnë Moskën se po mbështet separatistët me armë dhe personel, akuza të cilat Moska i mohon vazhdimisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG