Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata Supreme urdhëroi largimin e kryeministrit


Nawaz Sharif
Nawaz Sharif

Gjykata Supreme e Pakistanit ka urdhëruar që kryeministri i këtij vendi, Nawaz Sharif, të largohet nga ky post lidhur me akuzat për korrupsion, që kanë dalur nga rrjedhet në të ashtuquajturat Letrat e Panamasë, në vitin 2016.

Në vendimin e sotëm të gjykatës thuhet se kjo masë hyn në fuqi menjëherë.

“Ai mëtutje nuk i plotëson kushtet për të qenë anëtar i sinqert i parlamentit dhe pushon ta mbajë zyrën e kryeministrit”, tha gjyqtari, Ejaz Afzal Khan, në gjykatë.

Kryeministri Sharif ka dhënë dorëheqje pak kohë pas vendimit të gjykatës, tha një zëdhënës i tij.

Zoti Sharif vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat lidhur me këtë rast.

Mediat pakistaneze kanë raportuar se mund të hapet një hetim penal kundër zotit Sharif dhe familjes së tij.

Ky vendim u shpall sot derisa në kryeqytetin Islamabad janë shtuar masat e sigurisë, me vendosjen e më tepër se 3 mijë policëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG