Ndërlidhjet

Katër të vdekur në një aksident në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek rrethrrotullimi kryesor në dalje të Prishtinës. Të vdekur janë dy burra e dy gra, përderisa një person tjetër (mashkull) ka marrë lëndime dhe po trajtohet në spital.

“Mbrëmë, pas mesnate, rreth orës 00:57, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë. Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është nën hetim. Ndërkohë që policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në trafik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG