Ndërlidhjet

Vuçiq: Dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për Serbinë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është vendimtar për ardhmërinë e Serbisë dhe të popullit serb.

“Koha është që ne si popull të mos e fusim më kokën në rërë si struci dhe të provojmë të jemi më real, të mos lejojmë të humbim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që e kemi, por edhe të mos presim që në duar do të na vijë edhe ajo të cilën qëmoti e kemi humbur”, ka shkruar Vuçiq në një teks autorial të botuar në gazetën Blic, në të cilin shprehet lidhur me çështjn se përse Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Vuçiqi, mëtutje, ka vlerësuar se është koha që Serbia të punoj, mendoj dhe të fitoj pa konflikt, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Zgjidhja nuk qëndron në mitet dhe konfliktet tona, por nga ana tjetër nuk qëndron as në mohimin dhe tërheqjen nga të gjithë interesat tonë kombëtarë dhe shtetërorë”, ka shkruar Vuçiq dhe ka vlerësuar se Serbia nuk është për tu nënçmuar, megjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve kombëtare, e kanë mbështetjen e vendeve perëndimore.

Presidenti Vuçiq ka vlerësuar se për përparim të Serbisë është e domosdoshme bile të zgjidhet çështja e Kosovës.

“Që përparimi jonë të jetë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, duhet patjetër, nëse asgjë tjetër, bile të përpiqemi ta zgjidhim nyjen gordiane, atë të Kosovës, e jo të fshehemi dhe barrën më të rëndë ta bartim te fëmijët tonë”, ka shkruar Vuçiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG