Ndërlidhjet

I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës


Kurt Volker gjatë vizitës së sotme në pjesën lindore të Ukrainës
Kurt Volker gjatë vizitës së sotme në pjesën lindore të Ukrainës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, e ka vizituar sot pjesën lindore të këtij vendi të përfshirë nga lufta, vetëm disa javë pas emërimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, për konfliktin ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Në një video të transmetuar sot nga autoritetet e Ukrainës, zoti Volker shihet duke arritur me helikopter në pjesën lindore të këtij vendi dhe duke biseduar me zyrtarët ushtarakë.

Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, më herët këtë muaj ishte caktuar si përfaqësues special i Uashingtonit për negociatat për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej muajit prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz.

Departamenti amerikan i shtetit pardje ka njoftuar për vizitën e tij në pjesën lindore të Ukrainës, me ç’rast theksoi se Volker do të “takohej me ata që janë prekur nga agresioni rus” dhe do të “diksutoj për rëndësinë e sigurisë për të gjithë ukrainasit”.

Pritet që ai nesër të takohet me zyrtarët e lartë ukrainas në Kiev për të “diskutuar për rrugën kah ripëtritja e sovranitetit territorial dhe integritetit të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG