Ndërlidhjet

Pejë: Policia i ka gjetur dy vëllezër të vrarë, janë arrestuar tre të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Drejtoria rajonale e policisë së Kosovës në Pejë sot, gjysmë ore pas mesnatës, është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq të Pejës.

Mëtutje, në njoftimin për media të policisë theksohet se në atë lokacion janë dërguar njësitë e policisë, të cilat kanë hasur në dy viktima, “që të dy vëllezër, të cilët ishin qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

Emrat e personave të vrarë, që janë shtetas shqiptarë të Kosovës, janë dhënë vetëm me inciale: R. B. dhe A. B. të moshës përkatësisht 28 dhe 31 vjeçare.

Në kumtesë pastaj thuhet se hetuesit e Drejtorisë rajonale të policisë në Pejë i kanë arrestuar tre të dyshuar për vrasje, të cilëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurës së mëtejshme ligjore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG