Ndërlidhjet

HRW: Irani të ndalojë ekzekutimin për rastet e drogës


Drogë e konfiskuar nga policia iraniane
Drogë e konfiskuar nga policia iraniane

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Iranit të ndalojë vendimet për dënim me vdekje të shqiptuara për vepra të lidhura me drogën, gjatë kohës sa parlamenti iranian është duke diskutuar disa amendamente për reformimin e ligjit për këtë çështje.

Parlamenti iranian pritet që brenda dy javëve të votojë amendamentet, të cilat do të ulnin në mënyrë drastike ekzekutimet e lidhura me rastet e drogës.

“Nuk është në rregull që drejtësia iraniane të ekzekutojë njerëz duke u thirrur në ligjin, i cili nëse ndryshohet brenda muajit, do të ndalojë dënime të tilla”, ka thënë drejtoresha organizatës HRW, për Lindjen e Mesme, Sarah Leah Whitson.

Sipas ligjit aktual të Iranit, trafikimi, posedimi dhe tregtimi i drogës, dënohet me vdekje.

Gjatë kësaj jave, parlamenti ka miratur një propozim për adendamentim e ligjit për droga në Iran, që daton nga vitit 1997.

Irani njihet si një prej vendeve me shkallën më të lartë të ekzekutimeve në botë.

Shumica e këtyre dënimeve shqiptohen për vepra të lidhura me drogën.

Sipas Amnesty International, vetëm në vitin 2016, të paktën 567 persona janë dënuar me vdekje në Iran, për rastet e lidhura me drogën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG