Ndërlidhjet

Samiti në Trieste mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit


Ilustrim
Ilustrim

Një samit në Trieste të Italisë do të mbledhë sot udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mënyrat e integrimit të rajonit në BE.

Samiti në Trieste është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Pas Berlinit, tubimi është mbajtur në Vjenë në vitin 2015 dhe në Paris vitin e kaluar.

Në samit do të marrë pjesë Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të lartë të Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Britanisë së Madhe.

Nga liderët e Ballkanit Perëndimor, në samit do të jenë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përmes një njoftimi për media, kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se po merr pjesë në samitin në Trieste të Italisë. Po ashtu në këtë samit, i pranishëm do të jetë edhe ministri i Jashtëm në largim, Enver Hoxhaj.

Merkel pritet të paraqesë planin “Berlin Plus”, qëllim i të cilit është krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, në mënyrë që integrimi ekonomik i rajonit të mbështesë edhe reformat sociale, politike e të tjera.

Plani parasheh edhe fonde për ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e teknologjisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG