Ndërlidhjet

Tillerson në Kuvajt për t’i ulur tensionet lidhur me Katarin


Rex Tillerson gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Kuvajtit
Rex Tillerson gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Kuvajtit

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka arritur mbrëmë në Kuvajt, në kuadër të synimit për uljen e tensioneve ndërmjet Katarit dhe vendeve të tjera arabe.

Ai planifikon t’i kalojë dy ditë duke udhëtuar në realcionin Kuvajt, Katar dhe Arabia Saudite, për të ndërmjetësuar në mospajtimin që ka shpërthyer muajin e kaluar, kur Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe, imponuan sanksione kundër Katarit për lidhjet e dyshuara të këtij vendi me grupet ekstremsite islamike dhe me rivalin rajonal, Iranin.

Zoti Tillerson është takuar me emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmad Al-Sabah, dhe me ministrin e jashtëm, Sheik Sabah Khaled Al-Sabah, në përpjekjet e para të Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në këtë mospajtim.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike me Katarin dhe i kanë pezulluar lidhjet transportuese.

Këto shtete e kanë paraqitur një listë prej 13 kërkesash, përfshirë edhe mbylljen e transmetuesit, Al-Jazeera, dhe për ta ulur nivelin e lidhjeve diplomatike të Katarit me Iranin.

Arabia Saudite dhe Katari janë aleatë kryesorë të Shteteve të Bashkuara në rajon. Në Katar gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon, në të cilën janë të vendosur afro 11 mijë ushtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG