Ndërlidhjet

SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit


Denys Gurak - ekzekutiv në Ukroboronprom, një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë
Denys Gurak - ekzekutiv në Ukroboronprom, një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së re për mbrojtje, me të cilën i lejohet Kievit që të blejë më tepër pajisje ushtarak defensive dhe të luajë rol në prodhimin e armatimit të tillë, kanë thënë ekzekutivë ushtarakë ukrainas.

Këto marrëveshje janë shpallur gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Uashington më 20 qershor, por për detajet ende po zhvillohen negociata.

Ukrainës i duhen sisteme të radarëve, fluturake pa ekuipazh dhe komunikime të sigurta, derisa zhvillon betejë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës. Nga kjo luftë, që ka filluar në prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz.

Marrëveshja e parë parasheh qasje të lirë të Ukrainës në tregun e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara dhe lehtësim për Ukrainën për shitjen e pajisjeve të veta në Shtetet e Bashkuara.

Në marrëveshje nuk parashihet shitja e armatimit ushtarak amerikan vdekjeprurës në Ukrainë.

Denys Gurak, ekzekutiv në Ukroboronprom, që është një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë, i ka thënë agjencisë Reuters se marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi partner strategjik për Amerikën në kompleksin mbrojtës”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG