Ndërlidhjet

Thaçi: Bashkëpunimi me Iowa-n forcon shtetin e Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, bashkë me gjeneral - majorin Timothy Orr prej Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas.

Përmes një komunikate për medie, Zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se presidenti Thaçi i ka vlerësuar raportet e Kosovës me SHBA-në si përjetësisht të veçanta dhe se bashkëpunimi i Kosovës me Iowa-n është vetëm reflektim i këtyre raporteve.

“Ky bashkëpunim është duke forcuar shtetin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare Amerikane të Iowa-s dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës , gjithashtu ka qenë një nga temat e takimit.

Presidenti Thaçi ka thënë se “transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë kushtetuese e Kosovës” dhe se drejt këtij transformimi “do të shkohet në mënyrë të koordinuar”.

Gjeneral majori Timothy Orr, ka thënë se partneriteti ndërmjet gardës dhe FSK-së është shumë i fuqishëm dhe do të vazhdojnë me trajnime dhe programe të ndryshme mbështetëse për FSK-në.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Sekretarin për Bujqësi, Bill Northey, për mbështetjen që Iowa i ka dhënë Kosovës në fushën bujqësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG