Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës shënojnë festën e Vidovdanit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Qytetarët serbë të Kosovës festojnë sot Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si “Vidovdan”. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Për shënimin e kësaj dite, sot është mbajtur liturgjia e shenjtë në Manastirin e Graçanicës, ndërkohë që një ceremoni tjetër fetare është paralajmëruar të mbahet në Gazimestan, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV. Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë patriarku serb Irinej, si dhe drejtori i zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG