Ndërlidhjet

Liderit opozitar rus nuk i lejohet të garojë për president


Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny.
Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny.

Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny, u ndalua zyrtarisht nga kandidimi për president të Rusisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi e shpalli vendimin të premten, duke thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht.

Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka udhëhequr protesta masive në rrugë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në dimrin e viteve 2011-2012.

Putin ka të drejtë të garojë për president vitin e ardhshëm, por nuk e ka shpallur ende vendimin.

Klikoni edhe këtë:

Gjenerata e internetit dridh Putinin

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG