Ndërlidhjet

Nëntë të akuzuarve u vërtetohen dënimet me burgim për "terrorizëm"


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës ua vërtetoi dënimet me burgim nëntë të akuzuarve për “organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

Apeli i refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtësve të të akuzuarve kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.

"Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, nuk ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejt ligjin penal", thuhet në komunikatën për media të Gjykatës së Apelit.

Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B.; i akuzuari A.B. me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa të akuzuarit H.A., S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG