Ndërlidhjet

Maqedoni: BE-ja pret zgjedhjen e një prokurori të pavarur nga politika


Samuel Zbogar
Samuel Zbogar

Bashkimi Evropian pret nga autoritetet e Maqedonisë zgjedhjen e një prokurori të ri, të pavarur dhe me integritet të lartë dhe si cili do të jetë i aftë të përballet me sfidat në gjyqësor.

Shefi i zyrës së BE-së në Shkup, ambasadori Samuel Zbogar tha se gjyqësori në maqedoni duhet të depolitizohet.

“Qëllimi i të gjitha reformave që kërkohen nga BE-ja kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri shtetëror i takon Kuvendit. Ne si Bashkim Evropian shpresojmë se ai personalitet të jetë i pavarur, profesionalist i përgatitur, me autoritet dhe kredibilitet që të mund të udhëheq këtë institucion të rëndësishëm”, ka deklaruar ambasadori Zhbogar.

Qeveria e Maqedonisë ka dërguar në Kuvend propozimin për shkarkimin e prokurorit aktual, Marko Zvrlevski, një nga personalitetet më të kritikuara për shkak të lidhjeve me ish- pushtetin e Nikolla Gruevskit.

Zvrlevski është përmendur edhe në atë që njihet si aferë e përgjimeve duke biseduar me zyrtarë të lartë të qeverisë për kurdisjen e proceseve gjyqësore ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

Zyrtari i BE-së ka thënë se Bashkimi Evropian pret gjithashtu zbatimin e reformave me prioritet për vazhdimin e procesit të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

"Ne asnjëherë nuk kemi përmendur se shtatori është afati i fundit për qeverinë kur duhet t’i dorëzojë këto reforma pasi për disa prej tyre kërkohet më shumë kohë siç janë sundimi i ligjit dhe gjyqësori në përgjithësi”, është shprehur ambasadori Zbogar gjatë një vizite punë në Ohër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG