Ndërlidhjet

Rusia i kërcënohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në Siri


Pamje e aeroplanit luftarak amerikan të tipit F/A-18E Super Hornet
Pamje e aeroplanit luftarak amerikan të tipit F/A-18E Super Hornet

Rusia ka tërhequr vërejtjen se do t’i konsiderojë si caqe aeroplanët e koaliconit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, pas rrëzimit të një aeorplani luftarak sirian.

Ky koalicion, që po lufton në Siri, tha se e ka rrëzuar një aeroplan të Forcës ajrore të Sirisë, një ditë pasi ka aeroplan i kishte bombarduar kryengritësit në Raka, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Cfarëdo objekti fluturues, përfshirë aeroplanë dhe fluturake pa ekuipazh, të koalicionit ndërkombëtar, të zbuluar në perëndim të lumit Eufrat, do të gjurmohen si caqe ajrore të mbrojtjes ajrore të Rusisë në dhe mbi tokë”, kthuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë.

Duke i hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara se e kanë përdorë kanalin e komunikimeve para se bombarduesi SU-22 të rrëzohej, kjo ministri tha se i pezullon konslutimet me palën amerikane për parandalimin e incidenteve ajrore mbi Sirinë, prej ditës së sotme.

Rusia ishte aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke ndihmuar me mbrojtje ajrore për forcat e tij prej vitit 2015.

Koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha se milicitë proqeveritare i kishin sulmuar forcat partnere të amerikanëve, të njohura me emrin, Forcat Demokratike Siriane.

Koalicioni tha se e kishte “kontaktuar palën ruse me telefon nëpërmjet linjës speciale për uljen e përshkallëzimit të situatës dhe për ndaljen e të shtënave”.

“Koalicioni nuk synon të luftoj kundër regjimit sirian, forcave ruse, ose forcave partnere të regjimit, por nuk do të hezitojë ta mbrojë koaliconin ose forcat partnere, nga çfarëdo kërcënimi”, ka kumtuar koalicioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG