Ndërlidhjet

Mediat: Pentagoni do të dërgojë 4000 trupa shtesë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të administratës amerikane kanë thënë se Pentagoni do të dërgojë 4,000 trupa shtesë në Afganistan, duke shpresuar t'i jap fund bllokadës në luftën 16 vjeçare.

Sipas Associated Press, zyrtarë të paindentifikuar kanë thënë se ky vendim mund të bëhet publik gjatë javës së ardhshme.

Pjesa më e madhe e forcave shtesë do të trajnojnë dhe këshillojnë trupat afgane, ka thënë një zyrtar, ndërsa një numër më i vogël do të caktohet në operacionet kundër terrorizmit ndaj grupit taliban dhe të atij të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit ka deklaruar se: "Asnjë vendim nuk është marrë".

Mattis u ka thënë ligjvënësve të SHBA-ve më 15 qershor, se Presidenti Donald Trump i ka dhënë atij autoritetin për të vendosur shtimin e trupave ushtarake në Afganistan.

Mediat në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se Mattis do të rekomandojë dërgimin e një numri prej 3,000-5,000 trupave amerikane.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG