Ndërlidhjet

Senati amerikan mbështet sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit


Senatori Chuck Schumer
Senatori Chuck Schumer

Senati amerikan ka miratur me shumicë votash legjislacionin që përfshin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe Iranit, duke e bërë kështu më të vështirë për presidentin amerikan Donald Trump, që të lehtësojë kufizimet ekzistuese pa aprovimin e Kongresit.

Ky legjislacion do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve për miratim përpara se të dërgohet tek presidenti Trump për nënshkrimin

Senatori Chuck Schumer ka thënë se "me këtë legjislacion është hedhur poshtë çdo ide e presidentit se mund të heqë sanksionet i vetëm për çfarëdo arsyeje ".

Këto masa pritet të ndëshkojnë presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për detyruar Iranin të paguajë çmimin për "mbështetjen e vazhdueshme të terrorizmit".

Duke lidhur së bashku sanksionet për Iraninë dhe Rusinë, Kongresi e ka bërë më të vështirë për Trumpin që të kundërshtojë këto masa.

Presidenti Trump, ka qenë shumë kritik ndaj Iranit, andaj nëse do të kundërshtojë ndonjë pjesë të këtij legjislacioni do t’i duhet të refuzojë sanksionet më të ashpra kundër Teheranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG