Ndërlidhjet

Trump e ka shpallur të zgjedhurin për drejtor të FBI-së


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka zgjedhur zyrtarin e lartë të Departamentit të drejtësisë, Christopher Wray, për drejtor të ri të agjencisë FBI.

“Do ta nominoj Christopher A. Wray, njeri me të arritura shumë të mira, që të jetë drejtor i ri i FBI-së”, ka shkruar Tump në rrjetin Twitter.

Zoti Wray ishte ndihmës i prokurorit të përgjithshëm në periudhën 2003 – 2005, nën presidencën e George W. Bushit.

Zgjedhjen e presidentit Trump për drejtor të FBI-së duhet ta konfirmoj Senati i Shteteve të Bashkuara.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është shkarkuar nga presidenti Trump, muajin e kalaur, derisa po vazhdon hetimi për përzierje të dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG