Ndërlidhjet

Administrata e presidentit Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rikthejë urdhërin për ndalimin e udhëtimit


Gjykata Supreme në Uashington
Gjykata Supreme në Uashington

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, që menjëherë të rivendosë urdhërin për ndalimin e udhëtimit. Ky urdhër, i cili është pezulluar ndalon përkohësisht udhëtimin e personave nga gjashtë vende me shumicë myslimane, me arsyetimin se kjo do t'i bënte Shtetet e Bashkuara më të sigurta.

Së paku pesë anëtarë nga nëntë të Gjykatës së Lartë duhet ta miratojnë kërkesën e administratës.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se administrata është "e bindur se vendimi i presidentit Trump është brenda autoritetit të tij ligjor, dhe vjen si kërkesë për të mbajtur kombin të sigurtë, por edhe për të mbrojtur komunitetet nga terrorizmi".

Urdhëri i ndlaim-udhëtimit, ishte nënshkruar më 6 mars, mirëpo u pezullua më vonë nga gjykatat e Shteteve të Bashkura. Ky urdhër do të ndalonte përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të të gjithë refugjatëve, si dhe vizitorëve nga Irani, Libia, Somania, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG